Sporti

Rrahmani i emocionuar pas humbjes: Të gjithë kemi përgjegjësi, kam bërtitë tërë kohën për më shumë angazhim – detajet fitojnë ndeshjen

06/19/2023 23:28
nga:E K

Kosova ka humbur nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në Budapest.

Dardanët dominuan ndeshjen, por Bjellorusia shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në minutën e 73’të nga një gabim i Kryeziut përfitoi, Morozov.

Dy minuta më pas për 2-0 realizoi, Ebong, kurse golin e vetëm për Kosovën e realizoi, Vedat Muriqi nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes për ‘Supersport’ foli kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili tha se të gjithë kanë përgjegjësi për këto rezultate, duke i kërkuar falje tifozëve kosovarë.

“Nuk po shkojnë shumë gjëra si duhet, kundërshtarët po krijojnë raste që në fillim, nëse fillon kështu veç fati mund të na ndihmojë. Duhen shumë ndryshime. Përgjegjësi kemi të gjithë, çdo lojtarë që është në stërvitje që nis ndeshjen që futet në fushë, duhet të përmirësohemi.

Kjo po na dhemb, gjithmonë kam bërtitë kam kërkuar nga bashkëlojtarët ta japin maksimumin pasi çdo detaj është detaj që vendos fituesin e ndeshjes. I kërkojmë falje tifozëve unë i pari se jam kapiten i këtij ekipi, shpresoj që të kthehemi në rrugën e duhur“, tha kapiteni i Kosovës.

/GazetaBlic Sport/