Sporti

Rrahmani: Duam fitore ndaj Leicesterit, jam gati të përmirësohem edhe më shumë

12/08/2021 15:39
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Leicesterit. 

Skuadra e tij, Napoli luan nesër ndaj Leicesterit në shtëpi me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani u shpreh i lumtur që po luan rregullisht, teksa shton se ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme.

SPALLETTI – “Unë po luaj më shumë, kjo ka ndryshuar. Në mbrojtje jemi të gjithë të fortë dhe duhet të jemi gjithmonë gati pasi trajneri ndryshon shpesh.”

KUALIFIKIMI – “Ne gjithmonë luajmë për të fituar dhe e ndjejmë gjithmonë këtë përgjegjësi, në ligë dhe në Evropë. Ne duam të fitojmë. ”

PËRMIRËSIMI – “Ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar.”