Lajme

Rrahmani: Deklarata e Klinakut, skandaloze

08/30/2023 18:16
nga:Sh R

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se deklarata e Faton Klinakut, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, për kryeministrin Albin Kurti është skandaloze.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se një deklaratë e tillë nuk i ka hije një personi siç është Klinaku, që përfaqëson veteranët e UÇK-së.

“Një deklarata skandaloze nuk i kontribuon as vet atij personi që ka jep një deklaratë të tillë kur e përfaqëson një dika që tek ne është gjëja me e shenjtë që e kemi në Republikën e Kosovës”.

“Pra i përfaqëson veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë bërë një luftë të lavdishme një luftë, falë asaj lufte ne jemi këtu të jepen deklarata të tilla janë deklarata skandaloze”

“Nuk do të duhej të kishte asnjë arsye që të thuhej një deklaratë e tillë për shkak që janë deklarime të thellojnë një farë ndasie në Kosovë”, ka thënë Rrahmani.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën.