Lajme

Rrahmani: Aktivizmi i Koalicionit ‘Për Familje’ po sjell rezultate, kemi kaluar LDK-në në Rahovec!

02/16/2025 18:29
nga:Genita C

Kandidati për deputet nga koalicioni “Për Familje”, Eman Rrahmani, ka shpërndarë një mesazh për mbështetësit e tij, duke theksuar se pas dy muajsh aktivizëm janë renditur të katërtit në komunat e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, raporton GazetaBlic.

Ai ka përmendur gjithashtu një rezultat të jashtëzakonshëm në Rahovec, ku koalicioni ka kaluar LDK-në në vendvotimet e qytetit.

“Ky është vetëm fillimi,” ka deklaruar Rrahmani.