Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, i cili në këto zgjedhje kandidon me numrin 7 ka vizituar gjatë ditës së sotme komunën e Drenasit.
Rama ka thënë se kjo komunë e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë.
Ai tha se Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë gjë që e bën edhe atë krenar.
“Sot pata nderin të vizitoj Komunën e Drenasit, një komunë që simbolizon rezistencën, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare. Kjo komunë, e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miku im Ramizi, vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë ne. Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, kjo më bën edhe mua krenar.Fehmi dhe Xheve Lladrovci, me luftën e tyre heroike dhe sakrificën sublime, u bënë emblema të lirisë sonë. Kujtimi i tyre, ashtu si edhe i të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë gjithmonë motivi ynë për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar” shkruan Rama pas takimit me Lladrovcin raporton “Gazeta Blic”.
Ai i ka ftuar qytetarët të mbështesin vizionin e qartë për të ardhmen duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të vizitoj Komunën e Drenasit, një komunë që simbolizon rezistencën, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare.
Kjo komunë, e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miku im Ramizi, vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë ne. Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, kjo më bën edhe mua krenar.
Fehmi dhe Xheve Lladrovci, me luftën e tyre heroike dhe sakrificën sublime, u bënë emblema të lirisë sonë. Kujtimi i tyre, ashtu si edhe i të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë gjithmonë motivi ynë për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ju ftoj të mbështesni vizionin e qartë për të ardhmen duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe kandidatin më të përgatitur për Kryeministër.
#PDK131
#Rr7
#MaMirë