Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, i cili në këto zgjedhje kandidon me numrin 7 ka vizituar gjatë ditës së sotme komunën e Vushtrrisë.
Ai ka qenë në Bashkësinë Islame në këtë qytet, ku ka biseduar për nevojat e qytetarëve bashkë me kryesinë e BIK-ut, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Rrahman Ramës:
“Sonte në Bashkësinë Islame në Vushtrri biseduam rreth nevojave të qytetarëve tanë, si dhe zgjidhjeve që mund të ofrojmë. Kryesinë e BIK-ut i falenderoj për pritjen bashkë me shumë hoxhallarë të qytetit tonë”, shkruan ai.
/GazetaBlic