Lajme

Rrahman Rama: Takimet si ky sonte në Vushtrri, po na forcojnë bindjen se 9 shkurti na gjen fitimtarë

01/25/2025 20:40
nga:Mergim Rreci

Rrahman Rama, kandidati për deputet nga PDK, po vazhdon takimet me qytetarët.

Ai ka njoftuar për një takim me qytetarët e Vushtrrisë, transmeton GazetaBlic.

“Takim i mrekullueshëm në Vushtrri, ku takova qytetarë të qendrës së qytetit. Takimet si ky sonte, po na forcojnë bindjen se 9 shkurti na gjen fitimtarë”, ka shkruar Rama.