Lajme

Rrahman Rama pritet ngrohtësisht në Reçak

01/03/2025 21:58
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe plot frymëzim në Reçak, ku është pritur nga familja Musliu dhe përkrahës të tjerë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e hapur në një atmosferë të ngrohtë familjare.

“Sonte në Reçak u prita aq ngrohtë, sa oda e familjes Musliu për një moment m’u duk si të ishte e imja. I falenderoj përzemërsisht të gjithë që gjetën mundësi të ndajmë kohën së bashku, pasi vetëm kështu mund ta bëjmë #mamirë,” shkroi ai.

Këto takime janë pjesë e angazhimit të Ramës për të ndërtuar një dialog të hapur me qytetarët, duke vënë në fokus bashkëpunimin dhe përkushtimin për të ardhmen e përbashkët të Kosovës.