Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, me numrin 7 në listë, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjen Zariqi në Vushtrri, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për rolin e tyre në zhvillimin e qytetit.
“Familja Zariqi është një familje e madhe dhe shumë e respektuar në Vushtrri. Për më shumë se dy dekada, ata kanë ndërtuar shumë objekte në këtë qytet, kanë punësuar shumë vushtrrias dhe kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit duke paguar taksa,” tha Rama.
Ai theksoi se falë punës së familjes Zariqi, Vushtrria ka marrë një pamje krejt tjetër, duke u bërë një shembull i angazhimit dhe punës së palodhshme në sektorin privat.
Rrahman Rama siguroi se me qeverisjen e re të PDK-së, të udhëhequr nga Bedri Hamza, do të krijohen lehtësira për bizneset private, duke u ofruar atyre mbështetje për të vazhduar të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.