Lajme

Rrahman Rama në Mitrovicë: Qytetarët po e përqafojnë planin “ma mirë” për Kosovën

01/04/2025 19:18
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama me numër 7, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Mitrovicës, ku ka prezantuar vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

Në një postim në rrjetin social facebook, Rama e përshkroi atmosferën si jashtëzakonisht pozitive dhe inkurajuese.

“Mbrëmje e bukur sonte në Mitrovicë, ku pata rastin të diskutoj me shumë qytetarë. Atmosfera e sontme është dëshmi se të gjithë po e përqafojnë planin #mamirë për Kosovën,” ka shkruar ai.

Në këtë takim, Rama ka folur për prioritetet e tij si kandidat për deputet, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

Postimi i plotë:

Mbrëmje e bukur sonte në Mitrovicë, ku pata rastin të diskutoj me shumë qytetarë.

Atmosfera e sontme është dëshmi se të gjithë po e përqafojnë planin #mamirë për Kosovën.

#Rr7