Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, i cili garon me numrin 7 në listën e kësaj partie, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe energjik me qytetarët e lagjes Iliridë në Mitrovicë.
Rama ka theksuar rëndësinë e lagjes Iliridë si një shembull i vendosmërisë dhe mbështetjes së vazhdueshme për ndryshim.
Ja postimi i tij:
“Takime si ky në lagjen që gjithmonë e ka bërë dallimin, ma forcojnë bindjen se do ta bëjmë #mamirë në të gjithë Kosovën,” ka deklaruar ai, duke shtuar se PDK është e përkushtuar të sjellë ndryshime pozitive për çdo qytetar.
Fushata e Rrahman Ramës, e mbështetur nga slogani #mamirë, ka marrë mbështetje të madhe në Mitrovicë dhe më gjerë, duke e bërë atë një nga kandidatët më premtues në listën e PDK-së.
Për më shumë Rama ka ftuar qytetarët të bashkohen dhe të përkrahin numrin 7 dhe PDK-në në këto zgjedhje vendimtare.
#PDK131
#Rr7