Lajme

Rrahman Rama, kandidati me numër 7 në listën e PDK-së, takon qytetarët e Vushtrrisë

01/24/2025 23:08
nga:Gazeta Blic

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Gjeneral Rrahman Rama, kandidati me numër 7 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), zhvilloi dy takime të ndara me qytetarët e Vushtrrisë.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua gjerësisht nevoja për ndryshim dhe vizioni për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Se Bedri Hamza është kryeministri i duhur për Kosovën, u pajtuam të gjithë,” tha Gjeneral Rama, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për kandidatin e PDK-së për kryeministër dhe programin e partisë.

Gjeneral Rrahman Rama vazhdon të tregojë përkushtim ndaj qytetarëve dhe vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

#Rr7
#PDK131