Lajme

Rrahman Rama: Gratë vushtrriase gjithmonë kanë dhënë kontribut të çmuar për qytetin e gjithë vendin

12/22/2025 23:01
nga:Genita C

Rrahman Rama, kandidat i PDK-së për deputet, në një tubim me gratë e Vushtrrisë ka ritheksuar planin e Bedri Hamzës për “fuqizimin dhe rolin e gruas në vendimmarrje”.

Krahas pamjeve të publikuara në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan:

Gratë vushtrriase gjithmonë kanë dhënë kontribut të çmuar për qytetin e gjithë vendin.

I falenderova për përkrahjen e vazhdueshme dhe u zotova se plani i Bedri Hamzës fuqizon rolin e gruas në vendimmarrje.