Lajme

Rrahman Rama: 28 dhjetori do të jetë festë, e deri atëherë do të ketë vetëm punë!

12/15/2025 21:43
nga:G B

Rrahman Rama, kandidat i PDK-së për deputet, ka mbajtur takim me aktivistë të partisë në Vushtrri, në nëndegët Kalaja dhe Begaj, raporton Gazeta Blic.

“28 dhjetori do të jetë festë, e deri atëherë do të ketë vetëm punë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

U mblodhëm në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri, bashkë me aktivistët e PDK-së në nëndegët Kalaja dhe Begaj për t’u mobilizuar për përkrahjen e programit të Bedri Hamzës.

28 dhjetori do të jetë festë, e deri atëherë do të ketë vetëm punë!

#PDK130

#Rr7