Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj i është përgjigjur analistit Xhevdet Pozhari që e quajti atë “sharlatan”.
Ai i tha Pozharit që për të është profesor e ai nxënës i dobët.
“Analist Pozhari një shpjegim tjetër për këtë fjalën”sharlatan” po thotë “njeri me dije të pakta dhe të cekëta. As ky nuk jam unë sepse për sindikalizmin unë për ty jam profesor e ti nxënës i dobët. Ti shihet se nuk di hiç gjë për sindikatat e as për SBASHK-un. Pozhar sindikata jonë është më e madhja në Kosovë dhe është anëtare e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe e Internacionales Botërore të Arsimit dhe gëzon respekt të lartë kudo”, thuhet në shkrimin e tij dedikuar analistit Pozhari.


