Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka folur në lidhje me fillimin e përplasjeve me kryeministrin Kurti raporton Gazeta Blic.
Jasharaj në një rrëfim në “Kanal 10” ka treguar momentin kur e kanë takuar për herë të parë Kurtin në postin e kryeministrit dhe se çfarë u ka thënë ai në zyrën e tij.
Tutje Jasharaj tha se nuk po e bëjnë për krenari grevën por se nuk kanë hapsirë.
“Nuk e bëjmë ne për krenari grevën, por nuk kemi hapsirë. Qeveria Kurti dhe as ministritë, asnjëherë nuk janë ulur me ne për kërkesat tona. Eshtë një përpjekje për ta ngulfatur zërin sindikal”
“Takimin e parë që kishim me Kurti 1 shkuam ta urojmë dhe ti shprehim shqetësimet tona. Unë për ta qetësuar situatën i thashë kryeministrit Kurti se ne kemi udhëhequr greva edhe tek kryeministrat e tjerë por ai më tha se mos më krahaso me ta. Me Kurtin 2 skemi patur asnjë takim” tha Jasharaj raporton Gazeta Blic.


