Lajme

Rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, dyshohet për të shtëna me armë

10/02/2025 09:23
nga:N K

Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.

Megjithëse, sipas Gashit, në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, nuk kanë hasur në ndonjë person, të dyshimtë apo viktimë.