Lajme

Rrahje në Podujevë, lëndohen dy persona

01/16/2022 20:21
nga:Gazeta Blic

Dy persona janë lënduar, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa të dy personat ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretman mjekësor.

Policia ka thënë se të dy personat fillimisht janë arrestuar, njëri më pas është liruar, kurse i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit./Llapi.info