Lajme

Rrahje në Podujevë, arrestohen dy persona

03/07/2023 08:58
nga:Astrit Gashi

Disa persona janë rrahur mes vete ne Lluzhan të Podujevës.

Si pasojë e rrahjes dy viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se nga ky rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta i mitur.

“Lluzhan, Podujevë 06.03.2023 – 12:45. Është raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovar, si pasojë e rrahjes dy viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar dy të dyshuar njëri nga ta i mitur të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.