Disa persona dyshohet se janë rrahur në një lokal në Rrugën B në Prishtinë.
Deri te rrahja dyshohet të ketë ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje për tavolina.
Ekipet e policisë gjenden në vendin e ngjarjes, ku janë duke i marrë në intervistë të dyshuarit dhe dëshmitarët që ishin të pranishëm aty.
Policia e ka lokalizuar vendin e ngjarjes, ku nuk po lejohet të hyjë e as të dalë askush nga aty.
Ndërkaq, zyrtarët policorë nuk kanë qenë të qasshëm për prononcim.


