Lajme

Rrahje në një ashensor në Prizren, sulmohen edhe policët

08/20/2023 09:35
nga:G B

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se kishte sulmuar një zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur, pasi që njësitet policore dhe zjarrfikësit kishin marrë informata që tashmë i arrestuari dhe një person tjetër kishin mbetur të bllokuar në ashensorin e një banese në Prizren, dhe të njëjtit kishin filluar të grinden mes veti.

Në raportin 24-orësh thuhet se pasi zjarrfikësit e njësiti policorë arritën ta hapnin ashensorin, i dyshuari filloi të kanoste policët dhe e sulmoi njërin prej tyre.

Policia të dyshuarit i ka gjetur një thikë gjatë kontrollit, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Prizren 19.08.2023-07:50.  Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.