Lajme

Rrahje mes tri femrave në një familje Pejë, njëra kërkon ndihmë mjekësore

09/04/2025 08:54
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për një rast të dhunës në familje në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se dy femra kanë raportuar se janë sulmuar nga një femër tjetër.

“Pejë / 03.09.2025 – 14:00. Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se janë sulmuar nga e dyshuara femër kosovare”, thotë PK-ja.

Ndërkaq, thuhet se njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje & Lëndim i lehtë”.