Polica ka raportuar se në statcionin e autobusëve në Suharekë, dy të mitur janë rrahur mes vete.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur tre fishekë dhe një bokës të metalit.
“Stacionin i autobusëve Suharekë 03.12.2024-13:40. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të mitur. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tre fishekë dhe një bokës të metalit. Është arrit të identifikohen dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.