Lajme

Rrahje mes dy grupeve të rinjsh në Prishtinë, publikohen pamjet

08/10/2021 12:48
nga:Genita C

Mbrëmë në orët e vona një rrahje mes të rinjve është raportuar në kryeqytet.

Një grumbull i të rinjve duket se pas një zënke që kishin pasur mes vete, nuk kanë arritur assesi t’i ikin edhe konfliktit fizik.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se si dy grupe të rinjsh rrihen mes vete.

Grushte e shqelma shpërndahen me të madhe.