Lajme

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy të lënduar

05/27/2022 22:14
nga:Astrit Gashi

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë së premtes mbrëma në Prishtinë, si pasojë dy persona janë lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më rrahje.

“Gjatë përleshjes, janë përdorur mjete te forta, “shishe xhami””, theksoi Ahmeti.

Lidhur me incidentin, Policia ka nisur hetimet.