Lajme

Rrahje me mjete të forta në Podujevë, lëndohen dy persona

08/09/2021 21:20
nga:M K

Sot rreth orës 15:30 në fshatin Herticë të Podujevës ka ndodhur një përleshje fizike.

Me të marrë informata, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar 3 persona.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në fshatin Herticë të Podujevës.

Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen“, u shpreh Ahmeti.