Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një konflikti fizik mes tyre.
Sipas policisë, gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, e cila çoi në rrahje me kaçavidë.
“Pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast”.
Dy të dyshuarit janë dërguar në spital dhe gjenden nën masën e ndalimit policor dhe nën mbikëqyrje e zyrtarëve policor.


