Lajme

Rrahje me grushta në një lokal nate në Prizren, arrestohet një person

03/24/2022 09:15
nga:Donika Fetahu

Policia e Kosovës ka reaguar mbrëmë në një rast të ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.

Pas marrjes së informatës për sulm fizik, policia ka arritur në vendin e ngjarjes ku në një lokal nate kishte patur një përleshje fizike në mes dy personave.

Me këtë rast njësitet policore të stacionit policor në veri të Prizrenit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku edhe është bërë identifikimi i të dyshuarit në këtë rast.

Xh.B., i lindur në vitin 1980.

Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.