Sporti

Rrahje masive pas ndeshjes Serbia – Mali, publikohen pamjet

09/26/2022 10:15
nga:L J

Kombëtarja e Serbisë në basketboll (femrat) sot në Sidnei mposhti Malin me rezultatin 81:68, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B.

Pas ndeshjes ndodhi diçka e çuditshme, pasi lojtaret e Malit u përleshën mes vete, teksa krejt kjo u kap nga kamerat, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy anëtare të kombëtares së Malit u përleshën ashpër. Shoqet e skuadrës kanë tentuar t’i ndajnë – por pa sukses.

Më poshtë keni pamjet: