Lajme

Rrahje masive në Prizren, tre persona pësojnë lëndime

01/20/2023 10:57
nga:Y I

Gjashtë persona janë përfshirë me një rrahje, e cila ka ndodhur në Prizren.

Policia raporton se tre viktimat meshkuj, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt.