Lajme

Rrahje masive në Prizren, shkak mosmarrëveshjet në komunikacion

02/05/2022 09:47
nga:Gazeta Blic

Katër persona janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit janë përleshur pas një mosmarrëveshje në trafik.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.