Një rrahje mes 30 personave ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (13 nëntor) në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka njoftuar se disa nga 30 personat e përfshirë dyshohet se kanë qenë të dehur.
Tutje policia ka bërë të ditur se në këtë rrahje dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, kjo sepse policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.
Ndërkaq si pasojë e kësaj rrahjeje një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.
Gjendet i vdekur një person në Drenas