Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht tek vendi i quajtur “Kafet e Rakisë”.
Nacionale ka publikuar një video nga vendi i ngjarjes ku shihet një numër i madh i njerëzve të përfshirë në përleshje.
Në video dëgjohet disa persona duke kërkuar ‘thikën’, ndërsa një person tjetër dëgjohet duke thënë “Policia”.
Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë kthyer përgjigje.


