Lajme

Rrahja në Kuvend, Prokuroria e fton Bekim Haxhiun, thotë se intervistohet javën e ardhshme

07/14/2023 12:41
nga:N M

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka konfirmuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria, lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK’së dhe Ministrat e Qeverisë, ku u përfshi edhe ai.

Haxhiu ka thënë se do të intervistohet javën e ardhshme.

“Organet e drejtësisë janë të pavarura në punën e tyre, kurdo qe te më thirrin do te ju përgjigjem. Jam kontaktuar nga prokuroria, javën tjetër do të intervistohem”, ka thënë Haxhiu për Express.

Osmani-policëve të rinj: Mbrojtjen e kufirit e keni përgjegjësi