I dyshuari kryesor për rrahjen e një biznesmeni në Istog u arrestua sot.
Lidhur me rastin u deklarua Prokuroria e Pejës.
Zëdhënësi Shkodran Nikçi, deklaroi për Klankosova se ai akuzohet për lëndim të rëndë trupor dhe përdorim të armës.
Derisa theksoi i arrestuari tjetër, i cili është arrestuar ditë më parë është ndaluar për 48 orë.
Nikçi shtoi se e ka pranuar fajësinë dhe se ai ka qenë vetëm pjesëmarrës në këtë rast.
“Është ndaluar 48 orë dhe ndaj tij s’ka ndonjë kërkesë, sepse ka qenë vetëm pjesëmarrës në rrahje dhe e ka pranuar fajësinë“, tha Nikçi.
Klankosova mëson se të dyshuarit në këtë rast janë Naser Rraci dhe Leotrim Musliu.
Ngjarja kishte ndodhur para disa ditësh në një lokal, ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit.