Një rrahje brutale ka tronditur qytetin e Pejës, ku u aktivizuan Policia dhe Prokuroria e shtetit.
Në pamje shihej se si i riu hante grushte e shqelma dhe poshtërohej e kërcënohej me jetë, teksa gjithçka po filmohej me telefonin e tij.
Katër të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, me ç’rast tre prej tyre me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në ndalim policor.
Në raportin e Policisë të siguruar nga GazetaBlic, thuhet se më 7 tetor të këtij viti viktima e rastit, kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të rinjë, por këtë rast Prokurorja e kishte iniciuar si “Lëndim të lehtë trupor”, derisa sa njesiti i hetuesisë në Pejë ka siguruar videon.
“Me datën 15.10.22 njësiti i hetuesisë në Pejë ka siguruar një video incizim me anë të cilës janë identifikuar të dyshuarit dhe arrestuar të dyshuarit”, thuhet në raport të Policisë.



