Lajme

Rrahim Tërnava kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës

05/29/2021 15:43
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar sot Rrahim Tërnaven si kandidatë për kryetar të komunës së Fushë Kosovës.

Prezantimi i tij është bërë nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai theksoi se në Fushë Kosovë do të punojnë për një ambient më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe arsimim më të mirë.

Tërnava aktualisht është edhe kryetar i degës së PDK-së në Fushë Kosovë.