Lajme

Rrahet U.D drejtori i minierës në Stan Tërg

11/09/2023 13:28
nga:Gazeta Blic

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.

Sulmin ndaj tij e ka konfirmuar për Gazeta10 vetë U.D, drejtori Bahri Karaqa.

Karaqa pa dhënë detaje tha se aktualisht është duke marrë mjekimin pas sulmit fizik që ka marrë.

“Po ka ndodhur sulmi fizik ndaj meje. Njëherë jam duke u mjekuar”, tha ai.