Lajme

Rrahet një person në Podujevë, dërgohet në QKUK

07/24/2022 08:32
nga:G B

Dy persona kanë rrahur rëndë një person tjetër dje në Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK.

Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 23.07.2022-09:30.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.