Një person është arrestuar në fshatin Besi të Prishtinës, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu kishte sulmuar fizikisht një grua.
Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan GazetaBlic.
“Besi, Prishtinë 21.01.2025, 13:10. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu kishte sulmuar fizikisht viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.