Lajme

Rrahen mes vete gjashtë të mitur në Podujevë

01/01/2022 09:10
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Podujevë janë rrahur mes vete gjashtë persona të mitur.

Si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë

“Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.