Dy vëllezër në Leposaviq janë rrahur mes vete në shtëpinë e tyre.
Policia ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e rrahjes, por dyshohet se të dyshuarit kanë qenë të dehur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) për shkak se në shtëpinë e tyre janë rrahur në mes veti. Ende nuk dihen shkaqet e rrahjes por dyshohet se të dyshuarit kanë qenë të dehur”.
“Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.


