Lajme

Rrahen dy vajza mes vete në Skënderaj, marrin tretman mjekësor

04/20/2025 08:59
nga:Genita C

Mëngjesin e së shtunës dy vajza janë rrahur në Skënderaj.

Policia bën të ditur se pasi kanë marrë trajtimin mjekësor janë intervistuar, e më pas liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:

Skenderaj / 19.04.2025-07:00. Pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë rrahur mes vete dy të dyshuarat femra kosovare. Palët pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.