Lajme

Rrah dy zyrtarë policorë, arrestohet gruaja në Prishtinë

09/26/2023 09:57
nga:Genita C

Një grua në Prishtinë është arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit, e njëjta i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët kishin pranuar tretman mjekësor pasi pësuan lëndime trupore.

Bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.