Kandidati për depuet nga radhët e LDK-së, Alban Rraci, sot së bashk me bashkëpartiakë kanë vizituar familjen Krasniqi në Cerevik, raporton GazetaBlic.
Rraci thotë se fryma e ndryshimit po ndihet gjithandej, ku qytetarët e zhgënjyer po gjejnë shpresë te ‘Rruga e Re’ dhe vizioni i LDK-së.
Ai thekson se ky angazhim i qytetarëve është dëshmia më e mirë se LDK në Klinë po kthehet në partinë e parë.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe kolegët kandidatë për deputetë nga lista fituese e LDK-së, sot vizituam familjen Krasniqi në Cerevik.
Fryma e ndryshimit po ndihet gjithandej, ndërsa qytetarët e zhgënjyer po gjejnë shpresë te “Rruga e Re” dhe vizioni shtetformues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndihem jashtëzakonisht i nderuar për përkrahjen e madhe që morëm sot, si dhe në çdo fshat dhe lagje të Klinës ku kemi shkuar. Ky angazhim është dëshmia më e mirë se LDK në Klinë po kthehet në partinë e parë, aty ku e ka vendin!