Shkruan: Halil Matoshi
1.
Policia partiake (UDBA) i ka dënuar kundërshtarët politik para se me dalë në gjyq. Lexone statusin e nji dite ma parë të Dejona Mihalit dhe keni me pa se vendimin për Klan Kosovën e ka marrë dje po kjo zonjë e inkursueme nga qendra kundër intersit vitam të shtetit kosovar.
Sëkëndejmi asht vendim i milicisë partiake.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria e shtetit sëpari duhet ta sqarojnë me të dyshyemen si hajdute Rozeta Hajdari, çashjen e zejtinit.
Kush i ka vjedhë paret e publikut?
300 mijë €!
Pse nuk flet Ministrja e Kurtit por i turret medias!?
Pse nuk sqarohet Kryeministri?
Kush asht hajduk në këtë rast?
2.
Mos të gabojë kush me kriju imazh kaq idiot të shtetit sy bote, që urdhnon polici më mshelë televizione, sepse në kushte të shtetit liberal kjo parqet sulm mbi vet demokracinë!
3.
Policia dhe prokuroria duhet të vëhen në shërbim të rendit demokratik dhe interesave të vërteta të Atdheut, jo të konjukturave të inkursueme ideologjike dhe politikave mujshare të Kurtit.