Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se sot ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.
Hajdari në reagimin e saj ka thënë se sulmet e vazhdueshme, fyerjet dhe të pavërtetat nuk duhet t’i lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme.
“Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë” shkruan Hajdari raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Rozeta Hajdari në gjykatë, denoncon mediumin që publikoi përgjimet


