Sporti

Roy Keane: Lojtarët e Manchester Cityt duhet t’i hedhin medaljet në kosh

09/30/2026 09:14
nga:Mergim Rreci

Roy Keane ka reaguar ashpër ndaj Manchester Cityt pas vendimit që e shpalli klubin fajtor, duke vënë në pikëpyetje edhe sukseset e arritura gjatë viteve të përfshira në këtë çështje.

“Nëse do të isha lojtar i Cityt dhe do të kisha fituar tituj gjatë atyre viteve, do t’i hidhja 100% medaljet në kosh. Është mashtrim,” ka deklaruar Keane.

Ish-kapiteni i Manchester United shtoi se nuk pajtohet me pretendimin se titujt “u fituan në fushë”, duke thënë se kishte shkelje që ndikuan në sukseset e klubit.

Sipas Keane, situata mund të jetë veçanërisht e vështirë për lojtarët dhe trajnerin, të cilët i kishin besuar klubit.

/GazetaBlic Sport/