Sporti

Roy Keane lavdëron Bruno Fernandesin: Ai ka kualitet të pastër

04/17/2023 13:09
nga:E K

Roy Keane, një ish-reprezentues i Manchester United, ishte plot lëvdata për Bruno Fernandes, pas paraqitjes së portugezit kundër Nottingham Forest të dielën.

Ish-lojtari i “Djajve të Kuq” iu dorëzua paraqitjes së mesfushorit qendror, i cili u konsiderua lojtari i ndeshjes, duke e cilësuar atë si “cilësi të pastër”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me (Christian) Eriksen dhe lojtarët e tjerë përreth tij. Unë mendoj se është cilësi e pastër. E di që ne e kritikojmë atë kur Manchester United nuk fiton ndeshje. Ai është dy hapa përpara për nga cilësia dhe imazhi që ka në fushë. Mendoj se është cilësi e pastër”, tha Keane duke folur për “Sky Sports”.

/GazetaBlic Sport/