Sporti

Rothen “sulmon” Leonardon: Dështoi me Kylian Mbappe, ai do të largohet nga PSG

12/17/2021 08:54
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e paqartë.

Sulmuesi francez përfundon kontratën e tij në qershor 2022 dhe kur merkato të rihapet ai mund të nënshkruajë me një klub tjetër, pa asnjë kosto të lidhur me një transferim, përcjell GazetaBlic Sport.

Jerome Rothen e ka thumbuar drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardon, për shkak të dështimit të tij për të vazhduar kontratën me sulmuesin francez.

“Vazhdimi me Mbappe ishte prioriteti i Leonardos kur u kthye në Paris. Këtë e kërkuan drejtuesit e klubit, por Leonardo dështoi. Mbappe vazhdon të bëjë dalje mediatike kundër PSG-së dhe gjithçka tregon se ai do të largohet”, tha ai.

I rritur në Monako, Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2017. Në total, ai ka shënuar 145 gola në 194 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/